![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Një javë para vdekjes, Adem Mikullovci kishte thënë se po përgatiste projekte të reja
![Një javë para vdekjes, Adem Mikullovci kishte thënë se po përgatiste projekte të reja](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/15/auto_adem-mikullovci1600164261.jpg)
Një javë para se të ndërronte jetë, ish’deputeti e aktori Adem Mikullovci kishte deklaruar se është duke përgatitur projekte të reja.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci përmes një shkrimi në Facebook.
Ajo thotë se është takuar me Mikullovcin një javë më parë e se nga ai kanë dëgjuar për idetë e projektet e reja që kishte.
“Të vizituam bashkë me Albulenën e Luanin në Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut, me modesti e urtësi e solle bisedën te aktiviteti i këtyre ditëve, te zhvillimet e fundit, po iu përcjelli na tha, na pyete për të gjithë. Na tregove se ke gati plot shkrime për një projekt të ri… por unë s’kam kohë më, se di a mund të punojë, jam lodhur. Por juve ju pres, ejani të gjithë me familje, merrini dhe fëmijët e rrimë një mbrëmje”, ka shkruar ajo.
Lamtumirë, baca Adem! U largove nga kjo botë ashtu si jetove, paqësisht e me dinjitet. Në takimin e fundit, vetëm një...
Publiée par Arbërie Nagavci sur Mardi 15 septembre 2020
(Kosova Sot Online)