![](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/15/200x200_hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh1600172226.jpg)
Lexoni edhe:
Vuçiq e falënderon Palestinën për mosnjohjen e Kosovës
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të aktorit dhe ish’deputetit Adem Mikullovcit.
Mustafa ka deklaruar se me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit Adem Mikullovci.
Vuçiq e falënderon Palestinën për mosnjohjen e KosovësLexoni edhe:
“Adem Mikullovci la pas vetes veprën e tij të pashlyeshme që do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona dhe gjeneratave të reja. Rolet e panumërta dhe të papërsëritshme të tij do të mbesin gjurmë për artin dhe të gjithë artistët e rinj.
Ndarja e Mikullovcit është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe gjithë komunitetin artistik dhe më gjerë. Ikja e tij do të lërë një zbrazëtirë të madhe për artin, kulturën dhe politikën e Kosovës”.
Me rastin e ndarjes nga jeta të artistit dhe deputetit, Adem Mikullovci, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë...
Publiée par Lidhja Demokratike e Kosovës sur Mardi 15 septembre 2020
(Kosova Sot Online)