Kompanive do t’u duhen 4 vite për të prodhuar sasinë e nevojshme të vaksinave Covid-19 për 7.8 miliard njerëz në botë. Shkencëtarët thanë se…

  • G.g /
  • 16 September 2020 - 09:57
Kompanive do t’u duhen 4 vite për të prodhuar sasinë e nevojshme të vaksinave Covid-19 për 7.8 miliard njerëz në botë. Shkencëtarët thanë se…

Mund të duhen edhe 4 vjet për të prodhuar sasinë e nevojshme të vaksinave të koronavirusit për të imunizuar të gjithë popullsinë në botë, kanë paralajmëruar ekspertët.

Sipas “Daily Mail”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave në botë, “Instituti i Serumit” i Indisë, pohoi se kompanitë nuk do të jenë në gjendje të prodhojnë aq shpejt sasinë e nevojshme të vaksinave për të gjithë njerëzit në botë, përpara vitit 2024.

Dhjetëra kompani dhe ekipe shkencore në të gjithë botën po punojnë për të krijuar një vaksinë që mund t’i japë fund pandemisë, e cila ka vrarë pothuajse një milion njerëz që kur filloi të përhapet në dhjetor.

Ka kandidatë premtues në punë, që sugjerojnë se është e mundur të ndërtohet imuniteti kundër Covid-19. Një vaksinë e bërë nga Universiteti i Oksfordit duket se është kandidati kryesor dhe provat kanë rifilluar së fundmi, pasi u ndalën javën e kaluar kur një vullnetar britanik u sëmur.

Por shkencëtarët më të mirë nuk presin që një vaksinë të përfundojë para vitit të ardhshëm, dhe madje, edhe atëherë miliarda doza do të duhet të bëhen dhe të shpërndahen.

Shefi ekzekutiv i Institutit të Serumit, Adar Poonawalla, i tha “Financial Times” se kompanitë nuk kanë infrastrukturë për të bërë miliarda doza të nevojshme para vitit 2024.

Duke folur për Financial Times, Z. Poonawalla tha: “Do të duhen katër deri në pesë vjet derisa të gjithë të marrin vaksinën në këtë planet …Kompanitë farmaceutike nuk po e rrisin kapacitetin prodhues aq shpejt sa të jenë në gjendje të krijojnë një program global të vaksinimit, tha ai.

“Instituti i Serumit” është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë dhe bën 1.5 miliard prej tyre çdo vit.

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu kanë paralajmëruar se pritja për një vaksinë mund të jetë më e gjatë se ç’kanë sugjeruar disa njerëz.

(Kosova Sot Online)