![](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/17/200x200_auto_auto_auto_auto_sh.a_114954336021542616217155730269915583379561600338800.jpg)
Lexoni edhe:
Mandati i dytë i Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës përfundon me turp në fund të pusit
Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, po planifikon të sigurojë rreth 100 miliadë euro si borxh të ri vitin e ardhshëm.
Qëllimi i kësaj shume të madhe është mbështetja e luftës së autoriteteve kundër koronavirusit përmes skemave të ndryshme shtetërore. Kështu i thanë agjencisë Reuters katër persona të afërt me këtë çështje.
Mandati i dytë i Shpend Ahmeti në krye të Prishtinës përfundon me turp në fund të pusitLexoni edhe:
Këto plane e vënë në pah gatishmërinë e rritur të Berlinit për shtimin e borxhit, sepse një burim bëri të ditur se ministri Scholz fillimisht kishte synuar që të sigurohet një borxh prej 80 miliardë eurove në draftin për buxhetin e vitit 2021.
Ekonomia e Gjermanisë është prekur shumë nga pandemia për shkak të masave kufizuese dhe rënies së eksporteve, të cilat përbëjnë pjesë të rëndësishme të të hyrave.
(Kosova Sot Online)