![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Shtetet në të cilat vozitet në të majtë
![Shtetet në të cilat vozitet në të majtë](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/17/auto_drive-on-the-left-kent-1b-556x396-1-556x3601600346322.jpg)
Rreth 35% e popullsisë në botë i jep veturës nga e majta. Ose për ta thënë me fjalë të tjera, rreth dy e treta e popullsisë në botë lëvizin në anën e djathtë të rrugës.
Thuajse gjithnjë në vendet ku njerëzit lëvizin në anën e djathtë të rrugës, veturat janë ndërtuar në mënyrë që drejtuesi të ulet në anën e majtë të makinës.
Në të kundërt, drejtimi në anën e majtë të rrugës zakonisht nënkupton që vendi i shoferit është në anën e djathtë të veturës, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e vendeve që e drejtojnë veturën nga e majta janë ish-koloni britanike, duke përfshirë Afrikën e Jugut, Australinë dhe Zelandën e Re.
Vetëm katër vende në Evropë lëvizin ende në të majtë dhe janë të gjithë ishuj. Ato janë: Mbretëria e Bashkuar, Republika e Irlandës, Malta dhe Qipro.
(Kosova Sot Online)