Lexoni edhe:
Trump kundërshton drejtorin e CDC-së për vaksinat dhe maskën
Parlamenti Evropian të enjten u bëri thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin embargo armësh ndaj Arabisë Saudite shkaku i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe luftës në Jemen.
Në raportin për eksportimin e armëve nga BE-ja, të miratuar të enjten, ligjvënësit evropianë bënë thirrje që të gjitha vendet anëtare ta ndjekin shembullin e Gjermanisë, Finlandës dhe Danimarkës, të cilat i kanë vendosur embargo armësh Arabisë Saudite pas vrasjes së gazetarit Khashoggi.
Trump kundërshton drejtorin e CDC-së për vaksinat dhe maskënLexoni edhe:
heqje një nga figurat kryesore të tij
Raporti gjithashtu thekson se armët e eksportuara në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në vende tjera të koalicionit ushtarak të udhëhequr nga sauditët që ka ndërhyrë në luftën e Jemenit janë përdorur në shtetin ku 22 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje humanitare.
Ligjvënësit e BE-së i mirëpritën masat kufizuese të vendosura nga Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Greqia, Italia dhe Holanda pas rezolutës së vitit 2018 të Parlamentit Evropian, e cila bën thirrje që shtetet e BE-së të mos i shesin armë apo pajisje ushtarake Arabisë Saudite.
Raporti bën thirrje që vendet tjera të Bashkimit Evropian të vendosin sanksione të ngjashme për t’i parandaluar vuajtjet e mëtejshme të civilëve në konfliktin e Jemenit, shkruan Anadolu,
(Kosova Sot Online)