Lexoni edhe:
Në dialog me Serbinë po injorohen krimet dhe dëmet e luftës, po merren me tema të rrezikshme për sovranitetin e shtetit
Virologia kineze Li-Meng Yan njihet si ndër të parët shkencëtare që u largua fshehurazi nga Kina pasi denoncoi fillimet e pandemisë së koronavirusit dhe rrezikun që ai paraqiste për të gjithë botën.
Duke pasur frikë për jetën e saj ajo u largua përmes Hong-Kongut për të mbërritur më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por Fox News-i raporton se një e papritur i ka ndodhur shkencëtares kineze dhe në vendin e konsideruar si tempullin e demokracisë dhe lirisë.
Disa ditë më parë ajo deklaroi se kishte prova të forta se koronavirusi ishte krijuar në laboratorin e Wuhanit nga dora e njeriut dhe pasi orësh intervista e saj u censurua nga të gjitha rrjetet sociale duke filluar nga Facebook, Instagram, me arsyen e pamundësisë të verifikimit të fakteve, duke e konsideruar indirekt një lajm të pavërtetë. Edhe Twitter pezulloi llogaritë e virologes.
Sipas Fo-itx, vetëm brenda disa orësh intervista e shkencëtares kineze arriti 1.3 milionë shikime.
(Kosova Sot Online)