
Lexoni edhe:
Për shkeljen e marrëveshjes nga Serbia Kosova e ka adresë shtëpinë e bardhë dhe presidentin Donald Trump
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 18 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar. 13 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 5 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Nga Spitali kanë njoftuar se në 24 orëshin e fundit janë shëruar dy pacientë nga virusi korona.
“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 18 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 13 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga Spitali i Pejës.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacienteë kaneë marreë trajtim emergjent...
Publiée par Spitali i Përgjithshëm Pejë sur Jeudi 17 septembre 2020
(Kosova Sot Online)