Lexoni edhe:
Futbollisti shqiptar prezantohet te Istanbulspori
Shtetet e Bashkuara e kanë shtuar praninë ushtarake në pjesën verilindore të Sirisë pas disa përleshjeve me forcat ruse që i rritën tensionet në atë rajon.
Zyrtarët amerikanë thanë se gjashtë tanke të tipit Bradley dhe rreth 100 trupa janë pjesë e përforcimeve që do të dërgohen në pjesën verilindore të Sirisë.
Futbollisti shqiptar prezantohet te Istanbulspori Lexoni edhe:
Incidentet mes forcave amerikane dhe ruse që patrullojnë në atë pjesë të shtetit të rrënuar nga lufta eskaluan gjatë këtij viti, shkruan BBC.
Kapiteni i ushtrisë amerikane, Bill Urban, tha se kjo masë do të ofrojë siguri për forcat e koalicionit ushtarak. “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me asnjë vend tjetër në Siri, por do t’i mbrojnë forcat e koalicionit nëse është e nevojshme”, tha ai.
Një zyrtar tjetër që nuk u identifikua tha: “Këto veprime dhe përforcime janë një sinjal i qartë për Rusinë që t’iu përmbahet proceseve për shmangien e konfliktit dhe veprimeve joprofesionale, të pasigurta dhe provokuese të saj dhe të palëve tjera në verilindje të Sirisë”.
Gjatë viteve, forcat amerikane dhe ruse janë ndeshur mes vete në incidente të ndryshme në Siri, por incidentet e fundit kanë qenë më të tensionuara.
Në fund të gushtit, shtatë ushtarë amerikanë u lënduan në një përplasje me një automjet të ushtrisë ruse. Qeveritë e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara e fajësuan njëra-tjetrën për përplasjen, e cila ishte incizuar dhe publikuar në rrjete sociale.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara përkrahin palë kundërshtare në konfliktin e Sirisë. Përderisa Shtetet e Bashkuara i përkrahin luftëtarët kurdë, Rusia i përkrah forcat qeveritare të Asadit.
(Kosova Sot Online )