Cikloni Ianos godet Greqinë

  • E. /
  • 19 September 2020 - 16:55
Cikloni Ianos godet Greqinë

Dy persona kanë vdekur dhe një person është raportuar i zhdukur, pasi një stuhi e madhe goditi Greqinë.

Cikloni Ianos shkaktoi vërshime të mëdha dhe shkatërroi shumë pjesë të Athinës, raporton BBC.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka dërguar disa zyrtarë qeveritarë në zonat më të goditura në këtë rajon.

Pamjet në rrjete sociale kanë shfaqur stuhi të mëdha në ishujt e Kefalonia dhe Zakynthos të premten. Të gjitha fluturimet dhe transportet tokësore janë anuluar dhe turistët janë këshilluar të qëndrojnë brenda.

Ekipet e shpëtimit raportohet se janë duke vazhduar kërkimet për viktima të tjera të mundshme.

(Kosova Sot Online)