Lexoni edhe:
Modeli kroat i ndjekjes së kokave të krimit, metoda më adekuate për vendet që pretendojnë anëtarësimin në BE
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj I.M dhe B.M për shkak se dyshohet që vjehrri e ka ngacmuar seksualisht, ndërsa djali ka ushtruar keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj një vajze 20-vjeçare.
I.M, 50-vjeçar nga Peja dyshohet se për muaj me radhë e ka dhunuar seksualisht 20-vjeçaren e cila ishte reja e tij, pra ishte nusja e djalit të tij.
Viktima, përpos dhunës seksuale nga vjehrri, në mënyrë sistematike ishte rrahur edhe nga burri i saj. Për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit, babë e bir.
(Kosova Sot Online)