Pesë gra nga rajone të ndryshme u sulmuan fizikisht dje në Kosovë

  • E. /
  • 21 September 2020 - 11:37
Pesë gra nga rajone të ndryshme u sulmuan fizikisht dje në Kosovë

Pesë raste të dhunës familjare janë raportuar dje në Policinë e Kosovës, ndërsa të gjitha ankueset janë të gjinisë femërore.

Rastet e dhunës familjare kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Gllogoc, Suharekë dhe Mitrovicë e Jugut.

Gratë të cilat janë sulmuar fizikisht kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara e cila e kishte sulmuar një grua në Mitrovicën e Jugut është fërguar në kontroll në repartin e neuropsitarisë në QKUK.

Raporti i Policisë së Kosovës:

DHUNË  FAMILJARE

·         Podujevë 19.09.2020-22:00.Me datën 20.09.2020 viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

·         Prishtinë 20.09.2020-08:54. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa ankuesja, tani po ashtu e dyshuar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

·         Gllogoc  20.09.2020 – 15:14. Raportohet se një femër dhe një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara lirohet, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

           Suharekë  20.09.2020-03:10.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

         Mitrovicë Jugu 19.09.2020-23:27.Viktima femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në kontroll në repartin e neuropsiatrisë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. 

(Kosova Sot Online)