Lexoni edhe:
Modeli kroat i ndjekjes së kokave të krimit, metoda më adekuate për vendet që pretendojnë anëtarësimin në BE
Një baba i pesë vajzave dyshohet se ia ka prerë barkun gruas së vet shtatzënë për të parë nëse ajo mbante djalë apo vajzë.
Raportohet se burri i identifikuar si Pannallal e kreu këtë sulm në rajonin Uttar Pradesh më 19 shtator, shkruan Daily Mail.
Një zyrtar i lartë policor tha se personi i dyshuar e sulmoi bashkëshorten me një armë të mprehtë dhe tashmë është dërguar në ndalim policor.
Sipas policisë gruaja e sulmuar ishte shtatzënë në muajin e shtatë dhe besohet se është rreth 35 vjeçe. Ajo ndodhet në gjendje serioze dhe po trajtohet në spitalin Bareilly.
Familja e gruas së sulmuar thanë se burri i saj dëshironte të kishte një djalë pasi tashmë i kishte pesë vajza.
Në kulturën indiane, prindërit kanë më shumë dëshirë të kenë djem se vajza për shkak se djemtë shihen si shtim i pasurisë së familjes, ndërsa vajzat si barrë. Në këtë vend është zakon që prindërit e vajzës duhet t’i japin dhuratë apo para familjes së djalit me rastin e martesës.
(Kosova Sot Online)