Ramush Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve

  • E. /
  • 21 September 2020 - 14:58
Ramush Haradinaj kujton Ahmet Krasniqin: Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj e ka kujtuar kolonel Ahmet Krasniqin në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Haradinaj në Facebook ka shkruar se rruga e Kosovës për liri ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

“Rruga jonë deri në liri, ka qenë shumë e gjatë, shumë e vështirë, me plotë paqartësi e me plotë vuajtje. Të gjithë ne që e kemi bërë cilin do hap në këtë rrugë, vërtet e ndjejmë hapin e tjetrit. Sot në njëzetedy vjetorin e rënies, kujtojmë veprën madhore të Kolonel Ahmet Krasniqit, Hero i Kosovës”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)