Lexoni edhe:
Asnjë kryebandit nuk duhet lejuar ta zërë pozitën e presidentit të ardhshëm të shtetit të Kosovës
Një 84 vjeçar nga Kamenica ka vdekur, pasi u godit nga një veturë mbrëmë rreth orës 19:00 në lagjen “Iliria”,shkruan Express.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar.
Rr. Adem Jashari, Kamenicë 21.09.2020 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës kishte goditë këmbësorin viktimën mashkull kosovar i cili në atë moment kishte qenë duke e kaluar rrugën. Si pasojë e goditjes me veturë viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vdekjen, këtë e ka konstatuar mjeku. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)