![](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/22/200x200_komision-e1600772680853-600x3601600776301.jpg)
Lexoni edhe:
Haxhiu e quan karantinën në konvikte “aushfic”, reagojnë deputetët e VV-së
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Leçe të Italisë, ku dy persona janë vrarë me thikë. Policia italiane ka bërë të ditur se Daniele De Santis dhe Eleonora Manta u gjetën të vdekur në shkallët e një ndërtese.
Sipas hetuesve u dëgjuan britma, ndërsa dëshmitarët kanë parë një person duke u larguar me një thikë në dorë.
Haxhiu e quan karantinën në konvikte “aushfic”, reagojnë deputetët e VV-sëLexoni edhe:
Daniele De Santis, 33-vjeç, ishte arbitër futbolli. Ai e kishte nisur karrierën tij në “Lega Pro”, ndërsa në vitin 2017 kishte drejtuar ndeshjen e parë në Serie B.
Në mediet italiane po raportohet se nga të dhënat e para dyshohet se kjo vrasje ka të bëjë me një krim pasioni.
(Kosova Sot Online)