Lexoni edhe:
Përplasen Haxhiu dhe Kollçaku para Komisionit Hetimor: A je në vete…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim regjional (RCC) Majlinda Bregu.
Në këtë takim, Osmani potencoi rëndësinë e heqjes së barrierave për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor si dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në projektet e përbashkëta.
Përplasen Haxhiu dhe Kollçaku para Komisionit Hetimor: A je në vete…Lexoni edhe:
Osmani po ashtu shtroi nevojën e përfshirjes së parlamenteve të rajonit në agjendën e gjelbër si dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga procesi i Berlinit në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve.
Në takim u tha se bashkëpunimi regjional përherë është i rëndësishëm për zbatimin e kornizës shumëvjeçare të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik.
(Kosova Sot Online)