Stoltenberg: Në bisedimet Greqi – Turqi është shënuar përparim i mirë

  • E. /
  • 23 September 2020 - 15:57
Stoltenberg: Në bisedimet Greqi – Turqi është shënuar përparim i mirë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Turqia dhe Greqia kanë shënuar përparim të mirë në bisedimet teknike për Mesdheun Lindor.

“Këto takime janë duke vazhduar dhe është bërë përparim i mirë. Këto janë bisedime teknike ushtarake”, tha shefi i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë gjatë një konference për gazetarë me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez.

“Këtu në selinë qendrore të NATO-s janë mbajtur gjashtë takime me Greqinë dhe Turqinë. Qëllimi është që të krijohet një mekanizëm për shmangie të konfliktit me qëllim të shmangies së incidenteve dhe aksidenteve në det apo në ajër”, tha ai.

Stoltenberg gjithashtu e vlerësoi larg një marrëveshje mes dy vendeve për të zhvilluar bisedime rreth eksplorimit të burimeve natyrore, shkruan Anadolu.

“Ato i plotësojnë përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga Gjermania për ta zgjidhur mosmarrëveshjen në fjalë. Përpjekjet gjermane kanë çuar te një marrëveshje dje për mbajtje të bisedimeve për eksplorim, gjë që e mirëpres”, shtoi ai.

Turqia dhe Greqia edhe më parë janë shprehur të gatshme për dialog me qëllim të uljes së tensioneve në Mesdheun Lindor.

(Kosova Sot Online)