Lexoni edhe:
Kosova sërish në duar të Amerikës dhe fundi i ëndrrave të Beogradit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është shtyrë.
Mbledhja e paraparë të mbahej këtë të premte mes Kosovës dhe Shqipërisë, është shtyrë dhe do të mbahet me 2 tetor.
Kosova sërish në duar të Amerikës dhe fundi i ëndrrave të BeograditLexoni edhe:
Kjo shtyrje ka ardhur për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, për këtë ka rënë dakord edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, ka shkruar Hoti.
(Kosova Sot Online)