Lulëzon falsifikimi i parave në Kosovë

  • E. /
  • 24 September 2020 - 13:29
Lulëzon falsifikimi i parave në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda pesë ditëve të fundit janë raportuar shtatë raste të falsifikimit të parave.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Prizren e Deçan.

Të mërkurën policia ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Falsifikimi parasë”.

I dyshuari kishte qenë duke prodhuar para të falsifikuara në bankënota të ndryshme si pesë, dhjetë dhe njëzet euro.

L.A. kishte qenë duke përgatitur shumën prej 50 mijë eurove, të cilat planifikonte t’i lëshonte në treg.

“Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore dhe operative, ku dhe është kuptuar se personi i dyshuar me inicialet L. A mashkull/ kosovar është në përgatitje të një shume prej 50.000 euro para të falsifikuara, për t’i lëshuar në treg”, ka njoftuar policia të mërkurën.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, policia në raportin 24 orësh ka njoftuar edhe për gjashtë raste të tjera të falsifikimit të parasë.

Dy raste kanë ndodhur në Fushë Kosovë, njëri më 18 shtator e tjetri më 21.

“Fushë Kosovë 18.09.2020 – NN. Më 23.09.2020 ankuesja femër kosovare  ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime, njofton policia.

“Fushë Kosovë 21.09.2020 – 12:49. Më 23.09.2020 ankuesja femër kosovare  ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Dy raste të tjera kanë ndodhur më datë 23 shtator në lipjan.

“Lipjan 23.09.2020 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

“Lipjan 23.09.2020 – NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.

Një rast tjetër i falsifikimit të parasë ka ndodhur në Prizren, më 18 shtator, ndërkaq është raportuar në polici pas tri ditësh.

“Prizren 18.09.2020 – NN. Më 23.09.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë verifikimit të parave, ka hasur në disa monedha të falsifikuara. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.

Rasti tjetër ka ndodhur të martën e 22 shtatorit në Deçan.

“Deçan 22.09.2020 – 13:20.Më 23.09.2020 ankuesi mashkull kosovar  ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nën hetime”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)