Lexoni edhe:
Çka pason konfirmimi i një aktakuze në Hagë dhe si funksionon Gjykata Speciale?
Ish ushtari i Forcave Ajrore Amerikane Major George Filler, deklaroi se në vitin 1978 një objekt fluturues i paidentifikuar u godit dhe mendohej se ishte një jashtëtokësor.
Burri 84-vjeçar pretendon se i është thënë në lidhje me incidentin nga një oficer i lartë i policisë ushtarake.
Çka pason konfirmimi i një aktakuze në Hagë dhe si funksionon Gjykata Speciale?Lexoni edhe:
Sipas oficerit, në mëngjesin e hershëm të 18 janarit 1978, një UFO u zbulua në Fort Dix, të cilën ushtria e mori për një aeroplan spiun.
Oficeri tha se kur një UFO u pikas në qiell mbi bazën, ai shkoi për ta zbuluar. Atje, një “krijesë e hollë gri-kafe” papritmas u shfaq afër makinës së tij në tokë.
Ushtari urdhëroi të huajin të mos lëvizte, por ai nuk e dëgjoi (ose thjesht nuk e kuptoi), dhe pastaj oficeri hapi zjarr për të vrarë. Krijesa u qëllua pesë herë.
Kur një ekip i posaçëm pastrimi mbërriti në vendin e ngjarjes, i huaji nuk dha më shenja jete. Trupi u dërgua në Bazën Ajrore Ëright-Patterson në Ohajo.
Një oficer i lartë i tha Filler-it se UFO-të “gumëzhinin si të çmendura rreth bazës së tyre”. Kur majori kërkoi fotografi dhe dëshmi të dëshmitarëve okularë për raportin, atij iu refuzua hyrja në to..
Historia e një ish-ushtrie të Forcave Ajrore të SHBA është përshkruar në detaje në librin “Anija e çuditshme: Historia e vërtetë e jetës së një oficeri të inteligjencës së Forcave Ajrore me një UFO”.
Majori në pension George Filler është i bindur se historia e oficerit të policisë ushtarake nuk është një mashtrim.
(Kosova Sot Online)