Lexoni edhe:
Kryeministri Hoti po e huq me Asociacionin, nuk mundë të del duke shkelur mbi Gjykatën Kushtetuese
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që për tre muajt e ardhshëm t’ua dyfishojnë pagesën e asistencës sociale.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica e ka dhënë lajmin e mirë përmes një postimi në Facebook.
“Të dashur qytetarë, sot po ndaj me ju një lajm shumë të mirë për të gjitha familjet që përfitojnë asistencë sociale. Në kuadër të zbatimin të programit për rimëkëmbje ekonomike, në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar kemi marrë vendim që të ndajmë 7 milion e 500 mije euro për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, e cila do të realizohet çdo muaj bashkë me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale”, ka shkruar Reçica.
(Kosova Sot Online)