Lexoni edhe:
Pavarësia e Kosovës, realitet apo iluzion!?
Ministria e Punëve të Jashtme e Armenisë e ka akuzuar Turqinë për përkrahje të drejtpërdrejtë ushtarake për Azerbajxhanin në konfliktin mes dy ish-republikave sovjetike rreth rajonit të kontestuar të Nagorno-Karabakut.
Sipas kësaj ministrie, Turqia ka prani të drejtpërdrejtë në terrenin e konfliktit, duke shtuar se ekspertët turq janë duke luftuar krah për krah me Azerbajxhanin, forcat e të cilit po përdorin armatim turk, përfshirë aeroplanët ushtarakë dhe dronët.
Pavarësia e Kosovës, realitet apo iluzion!?Lexoni edhe:
Azerbajxhani e ka mohuar këtë deklaratë, ndërsa autoritetet turke ende nuk kanë reaguar, shkruan Reuters
Armenia gjithashtu e akuzoi Azerbajxhanin për nisje të konfliktit. “Ka fakte të pamohueshme se është Azerbajxhani ai që e ka nisur këtë agresion”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë thuhet se Azerbajxhani është duke marrë përkrahje të gjerë ushtarake dhe politike nga Turqia, përfshirë rekrutimin e luftëtarëve të huaj dhe propagandën nga udhëheqësit më të lartë të shtetit.
Për më tepër, Ministria e Jashtme e Armenisë e akuzoi Azerbajxhanin për shkeljen e vazhdueshme të marrëveshjeve trepalëshe të viteve 1994 dhe 1995 për vendosjen e armëpushimit pa kohë të caktuar si dhe për refuzimin e propozimeve të OSBE-së për themelimin e mekanizmave hetues rreth shkeljes së armëpushimit.
(Kosova Sot Online)