Lexoni edhe:
3 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Zyrës për Ofrimin e Asistencës për Qytetarët e Luginës së Preshevës.
Kjo zyrë do funksionojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
3 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e funditLexoni edhe:
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me anë të një postimi në Facebook.
Ai është shprehur i lumtur për marrjen e themelimit të kësaj zyre.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
“Jam i lumtur që më në fund, Qeveria e Kosovës e zbatoi njërën nga pikat e Rezololutës së Kuvendit të vitit 2013 për hapjen e Zyrës në Prishtinë, lidhur me ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore për t’i zgjidhur problemet e natyrave të ndryshme. Vonesa prej shtatë vjetësh nuk arsyesohet kurrsesi, por mirë që u bë më në fund. Faleminderit kryeministrit Hoti, kabinetit qeveritar dhe partnerëve të koalicionit që e bënë të mundur këtë. Kosova Lindore, amanet”.
(Kosova Sot Online)