![](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/29/200x200_gggg451601358778.jpg)
Lexoni edhe:
Tash është momenti i duhur, reciprocitet dhe kushte me Serbinë për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit
Një i ri nga fshati Komogllavë i Ferizajt ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.
Policia ka njoftuar se viktima ishtë dërguar në emergjencë pa vetëdije ku pastaj mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.
“Nga emergjenca e Ferizajt është pranuar informata se viktima mashkull kosovar është sjellë nga familjaret pa vetëdije dhe në emergjencë nga mjeket është konfirmuar vdekja e tij, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, kurse trupi i pa jetë dërgohet për obduksion ne IML-Prishtinë”, thuhet në raportin 24 orësh në Polici.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se sipas mjekut dyshohet se i riu ka pasur sulm në zemër.
“Rreth orës 14:00 anëtarët e familjes e kanë sjellë një trup të pajetë të një 23 vjeçari dhe pas kontrollimit të mjekut, është konstatuar se i riu ka vdekur. Sipas mjekut dyshohet se i riu ka pësuar sulm në zemër”, ka thënë Gashi.
(Kosova Sot Online)