![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Dy persona Infektohen me Covid-19 në gjimnazin e Fushë Kosovës, nuk ndërpritet mësimi
![Dy persona Infektohen me Covid-19 në gjimnazin e Fushë Kosovës, nuk ndërpritet mësimi](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/29/auto_nfe-1-600x3601601379324.jpg)
Dy persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në gjimnazin”Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë.
Bëhet fjalë për një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Megjithatë mësimi në këtë shkollë po vazhdon.
Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.
“Po, kemi dy punëtorë të stafit që kanë rezultuar pozitivë, një mësimdhënës dhe një punëtor teknik. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Janë testuar edhe pjesa tjetër e stafit, të gjithë kanë rezultuar negativë. Mësimi po vazhdon sepse nuk ka shenja të përkeqësimit të situatës as në mesin e stafit as te nxënësit”, ka thënë Topalli.
Sipas tij, deri më tani në këtë shkollë janë gjithsej tre persona të infektuar, dy mësimdhënës dhe një punëtor teknik.
(Kosova Sot Online)