
Lexoni edhe:
Përfaqësuesit e fermerëve e bllokojnë rrethin e “Dragodanit”, e derdhin qumështin në rrugë
Nasim Hardinaj do të paraqitet sot në Gjykatën Speciale në Hagë në një seancë gjyqësore që pritet të mbahet në orën 15:00.
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se nuk kanë informacion se kush do të jetë avokat i nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinajt, e as i kryetarit Hysni Gucati.
“Jo nuk kemi komuniku. Nuk e dimë. Ata kanë bisedu vetëm me familjarët e tyre”, ka thënë Klinaku.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan të premten në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim në Hagë, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara.
Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Seanca gjyqësore për Gucatin do të mbahet më 1 tetor.
(Kosova Sot Online)