Kosova dhe Shqipëria krijojnë fond të përbashkët për Luginën e Preshevës
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në fjalën e tij nga mbledhja e dy qeverive në Tiranë ka falënderuar homologun e tij shqiptar për pritjen siç e ka quajtur ai vëllazërore.
Hoti ka thënë se me marrëveshjet që do të firmosen sot mes dy qeverive tregojnë përkushtimin e tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Hoti tutje është shprehur se njëra ndër marrëveshjet do të jetë edhe krijimi i një fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës.
“Sot me këto marrëveshje hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit ndërshtetëror. Me këto marrëveshje, memorandume të koncenturara në të mirën e qytetarëve tregon vendosmërinë e dy qeverive për të ecur përpara”, ka thënë Hoti.
“Përmes implementimit të dy marrëveshjeve siç është krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës, bashkëpunimi në transportin hekurudhor, bashkëpunimi shumë i thellë mes dy ministrive të kulturës, pastaj atë të shëndetësisë, në fushën e sigurisë dhe atë të ekonomisë. Këto tregojnë përkushtimin dhe përcaktimin tonë për të zgjidhur problemet tona”, ka shtuar ai.
(Kosova Sot Online)