![](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/05/200x200_auto_mbledhaj-e-kuvendit-komunal-prishtine-foto-xhemail-sllovinja-2715793602241601893318.jpg)
Lexoni edhe:
Të hetohen urgjentisht Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, të lidhur me kompaninë e korruptuar në shërbim të mafies së ndërtimeve
Para një jave, shteti i Zvicrës largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë për koronavirus. Ky vendim bëri që shumë mërgimtar nga Zvicra të shkojnë drejt Kosovës, pasi që gjatë verës e kishin thuajse të pamundur shkaku i karantinës.
Menjëherë pas vendimit, përveç Aeroportit të Prishtinës edhe stacionet e autobusve u gjallëruan, ku me qindra qytetarë morën rrugën për në Kosovë.
Autobus të shumtë janë nisur nga shumë qytete të Zvicrës, si Cyrih, Gjenevë, Lozanë, ST. Gallen, Freigurg, Bern, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone dhe Chiasso, raporton albinfo.ch.
Shumë agjencione kosovare kanë konfirumar arritje të qindra mërgimtarve drejt Kosovës.
(Kosova Sot Online)