
Lexoni edhe:
Lutfi Haziri: Nuk isha në dijeni që Agon Musliu mund të kishte probleme mendore
Një burrë nga Kamenica është gjetur i vdekur në rrugë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së hënës në fshatin Stalic të Kamenicës, njofton policia në raportin 24 orësh.
Lutfi Haziri: Nuk isha në dijeni që Agon Musliu mund të kishte probleme mendoreLexoni edhe:
“Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendim e ngjarjes”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“ Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thekson policia.
(Kosova Sot Online)