Gjykata Themelore në Pejë merr vendim për Numan Baliq
Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq. Ai po akuzohet për veprën penale “sulm seksual” dhe është në paraburgim tash e 55 ditë.
Prokuroria Themelore në Pejë, pretendon se Numan Baliq duke qenë në cilësi të profesionistit shëndetësor e ka ngacmuar seksualisht viktimën – nënë dhe shoqëruese e fëmijës gjashtëmuajsh – e cila ishte e hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës.
Baliq nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.
(Kosova Sot Online)