Lexoni edhe:
Fluks i madh mërgimtarësh, ja sa mijë erdhën në Kosovë për katër ditë
Instituti Demokratik i Kosovës po thotë se Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar ka blerë barna 174.9 për qind më shtrenjtë, duke i ikur kështu blerjes së barnave alternative.
Sipas KDI’së, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës nuk ka pranuar ofertat e operatorëve ekonomik të cilët kanë ofruar barna alternative.
Fluks i madh mërgimtarësh, ja sa mijë erdhën në Kosovë për katër ditëLexoni edhe:
“Mos pranimi i barit alternativ i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 174.9% më shtrenjtë, pasi që oferta e shpërblyer ishte 17,938.80€ ndërsa oferta e barit alternativ ishte vetëm 6,523.20€. Në tenderin për furnizim me ENOXAPARIN të datës 19 gusht 2020 (Nr. i prokurimit 00220-20-3923-1-1-1, në Lot 1), pas pyetjes nga një operator ekonomik se a i lejohet ofertimi me barna alternative, SHSKUK nuk kishte lejuar një ofertim të tillë”, thuhet në reagim.
(Kosova Sot Online)