
Lexoni edhe:
Cilat janë vendet që po përballen më së miri me pandeminë COVID-19
nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në vend.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 122 persona me COVID-19, janë konfirmuar 34 raste të reja ndërkaq kanë vdekur tre persona.
Cilat janë vendet që po përballen më së miri me pandeminë COVID-19Lexoni edhe:
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren)”, ka njoftuar IKSHPK.
Instituti ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 15 mijë e 889.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203”, bëhet e ditur në njoftimin e IKSHPK’së.
Komuna me më së shumti raste pozitive është Prishtina, me 6 persona të konfirmuar me COVID-19 në 24 orët e fundit.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj”, njofton IKSHPK.
(Kosova Sot Online)