Situata me COVID 19 në Kosovë: 1 mijë e 203 raste aktive, 635 të vdekur

  • E. /
  • 07 October 2020 - 08:18
Situata me COVID 19 në Kosovë: 1 mijë e 203 raste aktive, 635 të vdekur

Momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 203 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit të Institutit, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve kanë rezultuar 34 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.

(Kosova Sot Online)