Ukraina shënon rekord, rreth 5.400 raste të koronavirusit për 24 orë

  • 08 October 2020 - 09:35
Ukraina shënon rekord, rreth 5.400 raste të koronavirusit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Ukrainë janë regjistruar 5.397 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i mëparshëm u shënua vetëm një ditë më parë, kur u regjistruan 4.753 raste për 24 orë, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 93 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 4.690. Ndërkohë shifra e përgjithshme e infektimeve ka shkuar në 244.734, që është një ndër më të lartat në Evropë.

Shifra e rasteve ditore në Ukrainë filloi të rritej në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, duke shkuar në mbi 4.000. Kjo situatë i detyroi autoritetet që ta zgjasin afatin e masave kufizuese deri në fund të tetorit.

(Kosova Sot Online )