Lexoni edhe:
“Të mundon ndoshta emri im për shkak që e din ti”, përplasen Haxhiu dhe Nagavci në Kuvend
Azerët që jetojnë në fshatrat afër zonës së konfliktit me Armeninë dhe që janë të rrezikuar nga sulmet po strehohen në shkolla dhe në ndërtesa tjera publike.
Fshatrat Ahmedaghali, Sarijali, Chemenli, Zengishali, Karadaghli, Efetli dhe Shahseven, të cilat shtrihen në lindje të rajonit Nagorno-Karabak, vazhdimisht kanë qenë cak i sulmeve me artileri që nga 27 shtatori.
Gjatë dhjetë ditëve të konfliktit, fshatarët azerë janë larguar nga shtëpitë e tyre, duke i lënë prapa kafshët shtëpiake, që për shumë njerëz janë burimi i vetëm i jetesës, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.
Autoritetet lokale në Azerbajxhan po i zhvendosin banorët në shkolla në Aghjabadi, ku procesi mësimor është ndërprerë për shkak të pandemisë.
Fshatarët, të cilët po banojnë përkohësisht në shkolla, shpresojnë për fitore të shpejtë të vendit të tyre në mënyrë që të kthehen në shtëpi sa më shpejt që është e mundshme.
Ahmad Abbas, banor 63-vjeçar i fshatit Sarijali, tha se fshatrat ndodhen vetëm disa qindra metra larg mes vete, duke shtuar se kur shpërtheu konflikti, ata u detyruan që t’i zhvendosin gratë, fëmijët, të sëmurët dhe personat e moshuar.
Sipas tij, ushtria dhe rinia kanë qëndruar në këto fshatra për ta mbrojtur territorin. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në kohën kur tokat tona të jenë të lira. Unë jam 63 vjeç dhe kam shërbyer dy herë në ushtri. Nëse është e nevojshme, do të shkoj përsëri, dua të kthehem në fshatin tim”, tha ai.
(Kosova Sot Online)