Ukaj: Nuk e kam kërcënuar Bekim Haxhiun, as nuk e nënshkruaj mocionin

  • E. /
  • 08 October 2020 - 13:25
Ukaj: Nuk e kam kërcënuar Bekim Haxhiun, as nuk e nënshkruaj mocionin

Është raportuar për një përplasje në Kuvend mes deputetit të LDK’së, Xhavit Ukaj dhe atij të PDK’së, Bekim Haxhiut. Por, si qëndron e vërteta?  Media u sjell versionin e të dy deputetëve.

I kontaktuar nga media, Ukaj ka thënë se ai nuk e ka kërcenuar Haxhiun dhe se nuk do ta nënshkruaj mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“As nuk e kam kërcënuar Bekim Haxhiun, e as nuk e nënshkruaj rrëzimin e qeverisë. Vetëm iu kam thënë se nuk i keni numrat dhe na lodhët për çdo mbledhje që po e përmendni rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Uka për Express.

Edhe eputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka dhënë versionin e tij për  që ndodhi në seancën e sotme.

Haxhiu ka thënë se nuk ka pasur përplasje sot në Kuvend mes tij dhe kolegut nga LDK-ja, por se thjesht Ukaj po e kërkonte ta nënshkruajë kërkesën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Avdullah Hotit.

Sipas deputetit të PDK-së, i njohur si Kamishi, Ukaj i LDK-së u vetofrua ta nënshkruajë mocionin ndaj kryeministrit nga partia e tij, por deputeti i Vetëvendosjes nuk ia dha.

“Nuk ka pasë asnjë përplasje në Kuvend, deputeti i LDK-së z. Xhavit Uka po e kërkonte listën për nënshkrim të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Për befasi LVV edhe pse e ka iniciuar mocionin për rrëzim të Qeverisë Hoti, nuk ia ofroi deputeti z. Xhavit Ukaj mundësinë që ta nënshkruajë atë”, ka shkruar Kamishi.

Ndryshe, një përplasje mes deputetëve Ukaj dhe Haxhiu u raportua se ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit.

Gjithçka ndodhi në momentin kur Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë Haxhiut, që t’ia sjellë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Bire këtu mocionin, unë ta nënshkruaj”, i ka Ukaj Haxhiut, raporton Front Online.

Në këtë përplasje ndërhyri shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i cili kërkoi nga deputeti Xhavit Ukaj të ulet. “Ulu bre se nuk ka kuptim”, dëgjohet duke i thënë Gashi Ukajt.

As Haxhiu dhe as Ukaj nuk e morën fjalën në Kuvend dhe përplasja duket se ka ndodhur pa mikrofonë, derisa deputetët e tjerë flisnin.

Ndryshe, deputeti Ukaj, muaj më parë, është komentuar pasi ai i shkoi te vendi kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe iu vërsul për ta sulmuar fizikisht.

(Kosova Sot Online)