Lexoni edhe:
Selimi e pranon në Kuvend: Enis Qerkën e lirova nga detyra pasi u mora vesh me të
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i është përgjigjur pyetjes së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje se cila është shuma e parave të konfiskuara në aksionin e Karaçevës.
Duke folur për aksionin e Karaçevës i cili u zhvillua edhe në lokacione tjera të Kosovës, Agim Veliu, tha se policia ka konfiskuar “252 aparate të lojërave të fatit, 2 roleta aparate të lojërave të fatit, 6.576 euro, 162 mijë e 50 dinarë të Serbisë, pushkë të gjata 2 copë, pistoleta 3 copa, kafshë të sekuestruara 63 kokë, matrikula të kafshëve 322, certifikata të kafshëve, pasaporta të kafshëve, laptopë, DVD, CD, shtëpiza të kompjuterëve etj”.
Selimi e pranon në Kuvend: Enis Qerkën e lirova nga detyra pasi u mora vesh me tëLexoni edhe:
Tutje Veliu theksoi se Policia e Kosovës ka kontrolluar 28 shtëpi banimi, 13 kazino dhe 2 lokacione të bizneseve.
Me ç’rast janë prangosur 23 civilë dhe 12 zyrtarë policorë.
“Policia e Kosovës ka qenë edhe në kërkim të 7 personave, që më vonë janë dorëzuar dhe janë kapur gjatë tentimit ilegal të kufirit”, tha Veliu ndër të tjera.
(Kosova Sot Online)