Lexoni edhe:
Shpend Ahmeti satelit besnik i kontrolluar prej PDK-së
Media ditë më parë ka raportuar se si qytetarët e Kosovës nuk po arrijnë të pajisen me letërnjoftim tash e disa javë, ndonëse i kanë përfunduar të gjitha proceset e aplikimit. Kjo për shkak se Ministria e Punëve të Brendshme nuk e ka siguruar materialin e nevojshëm për të lëshuar letërnjoftime.
Në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë që kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që brenda një afati të shkurtër kohor sa më parë të furnizohen me material të nevojshëm që qytetarët të pajisen me letërnjoftime.
Shpend Ahmeti satelit besnik i kontrolluar prej PDK-sëLexoni edhe:
“Duke e ditur rëndësinë e këtij materiali, në qershor të vitit 2019, MPB ka kërkuar mjete shtesë për 2020 nga MF në shumë prej 1 milion e 55 mijë euro për dokumente. Kjo ndarje e buxhetit nuk është bërë nga MF. Po ashtu me datën 7 shkurt 2020, është ripërsërit kërkesa për buxhet shtesë, por prapë nuk është aprovuar kërkesa. Në prill të këtij viti për shkak të pandemisë ne e kemi zvogëluar buxhetin duke supozuar që me aprovimin të MPB dhe MF të na ndahet shuma e kërkuar e mjeteve, edhe kjo kërkesë nuk është aprovuar nga MF”, tha Veliu.
Ai shtoi se me rishikimin e buxhetit të vitit 2020 janë ndarë 300 mijë euro, ku MPB ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme duke zhvilluar të gjitha procedurat që brenda një afati të shkurtër të bëhet furnizimi me material për letërnjoftime.
Ai tha se beson që kjo procedurë do të përfundoj në javën e parë të muajit dhjetor.
(Kosova Sot Online)