Asnjë i vdekur, 46 të shëruar dhe 33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E. /
  • 08 October 2020 - 14:45
Asnjë i vdekur, 46 të shëruar dhe 33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot kanë rezultuar 33 persona pozitivë me COVID-19.

Zemaj bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33!”, tha ai.

(Kosova Sot Online)