
Lexoni edhe:
“Përse po iu vendosni njerëzve çipa”, dalin detaje nga aksioni te AKI’ja
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka ftuar të premten ministrat e Punëve të Jashtme të Armenisë dhe Azerbajxhanit për të zhvilluar bisedime të paqes në Moskë.
“Presidenti i Rusisë do të bëjë një thirrje për ndërprerjen e luftimeve në Nagorno-Karabak për arsye humanitare me qëllim të shkëmbimit të trupave të pajetë dhe të të burgosurve”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.
“Përse po iu vendosni njerëzve çipa”, dalin detaje nga aksioni te AKI’jaLexoni edhe:
Sipas kësaj deklarate, kreu i Federatës Ruse ka zhvilluar një varg bisedash përmes telefonit me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, shkruan Anadolu.
Në deklaratë bëhet e ditur se nëse palët i përgjigjen pozitivisht ftesës, në bisedime do të ndërmjetësojë ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.
Përleshja e përgjakshme mes dy ish-republikave sovjetike filloi më 27 shtator dhe ende nuk është ndërprerë, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe fuqive të mëdha për armëpushim të menjëhershëm.
Presidenti i Azerbajxhanit ka thënë se në procesin e paqes duhet të jetë e përfshirë edhe Turqia, e cila haptazi e ka kundërshtuar dhe kërcënuar Armeninë, duke kërkuar nga ky vend që t’i tërheqë trupat nga rajoni i konfliktit.
(Kosova Sot Online)