Gjermania shënon mbi 4.500 raste me Covid-19, më së shumti që nga fillimi i prillit

  • G.g /
  • 09 October 2020 - 13:06
Gjermania shënon mbi 4.500 raste me Covid-19, më së shumti që nga fillimi i prillit

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 4.516 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 316.287, shkruan The Guardian.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

(Kosova Sot Online)