Rekord infektimesh të reja me Covid. Çfarë thonë ekspertët e OBSH për një mbyllje të dytë

  • G.g /
  • 12 October 2020 - 09:40
Rekord infektimesh të reja me Covid. Çfarë thonë ekspertët e OBSH për një mbyllje të dytë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se tashmë prej tre ditësh resht ka pasur një rekord infektimesh në të gjithë botën.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare, ditën e djeshme ka pasur 383 359 raste të reja, apo ndryshe më shumë se 7.9% raste se më parë.

Europa dje ka regjistruar në 24 orët e fundit 123 684 infeksione ose ndryshe 8.3% raste më shumë se sa rekordi i regjistruar më parë.

OBSH njofton se në total momentalisht Europa ka 6.8 milionë të infektuar që po kurohen.

Përgjatë gjithë pandemisë njoftohen rreth 37 milion të infektuar .

Megjithatë ekspertët kanë njoftuar të gjitha shtetet për një rishikim të masave të marra, por janë shprehur kategorikisht kundër një mbyllje të dytë, teksa ka sugjeruar që të shtohet përkujdesi për më të rriskuarit.

(Kosova Sot Online)