Osmani: Hoti nuk i ka ndarë as 5 minuta të flasë me mua

  • E. /
  • 12 October 2020 - 11:00
Osmani: Hoti nuk i ka ndarë as 5 minuta të flasë me mua

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë sot se arsyeja pse e ka nënshkruar kërkesën për seancë që të votohet ligji për rimëkëmbjen është shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi.

Ishte deputeti i LDK’së, Arben Gashi që tha se ka kërkuar nga Osmani të nënshkruajë kërkesën.

“ Unë personalisht i kam kërkuar që ta nënshkruajnë kërkesën për seancë, por, çështjet tjera mendoj që janë jashtë kësaj seance”, ka thënë Gashi.

Megjithatë, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se Gashi duhet të tregojë se si iu është përgjigjur e ka pasur disa kritika për kryeminsitrin Avdullah Hoti.

Osmani ka thënë se Hoti nuk i ka gjetur as pesë minuta që të flasë me të për Ligjin e Rimëkëmbjes.

“Mua më vjen mirë që këtë detaj po e tregon z.Gashi është mirë të tregoj edhe se si i jam përgjigje, i kam thënë se për hatrin tëndin e kam votuar gjithashtu i kam thënë se nëse dëshironi të tregoni seriozitet, kryeministri duhet të vijë të flasë me kryetaren e Kuvendit, si reagoi kur i tregove ti, qeshi, se për të është hajgare. Se kisha me juve i grup parlamentar, po me kryeministrin që as 5 minuta si ka ndarë duke e shkatërruar një traditë të bashkëpunimit, është që katër muaj aty dhe nuk i gjen 5 minuta që për ligje që janë me interes të bisedojë me kryetaren e Kuvendit. Kur thoni se është interes i qytetarëve duhet ta bëni atë që e kemi bërë për ligjin Anti Covid, ajo që duhet të kaloj është të kalojë në lexim të parë, por, nëse nuk bëjnë përpjekje për lexim të dytë, nuk do ta kenë as përkrahjen time e jam e bindur as të disa deputetëve”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)