Ia pa sherrin ngacmimit të pacientes, ngrihet aktakuzë për Numan Baliqin
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë për veprën penale “sulm seksual”, ndaj Numan Baliqit.
Ish-ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Numan Baliq, Prokuroria Themelore e Pejës, i ka ngritur aktakuzë për veprën penale “sulm seksual”.
Siç bën të ditur prokuroria, bazuar në aktakuzë, i pandehuri Numan Baliq me datë 12 gusht të këtij viti në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri cyt të dëmtuarën që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrin të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e më pas e raporton rastin në Policinë e Kosovës.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se, i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
(Kosova Sot Online)