Zëvendëskryeminstrja: Të hapet rrugë që t’i ndihmojnë qytetarët e të mund t’i marrin edhe 10% të kursimeve

  • E. /
  • 12 October 2020 - 12:00
Zëvendëskryeminstrja: Të hapet rrugë që t’i ndihmojnë qytetarët e të mund t’i marrin edhe 10% të kursimeve

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj i ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që e miratuan në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Pasi të votohet edhe në lexim të dytë, Balaj-Hamilaj thotë se do t’i hapet rrugë institucioneve shtetërore për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve tq shkaktuara nga pandemia COVID-19.

“Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike. Tani, sipas procedurave parlamentare, shpresoj në miratim edhe në lexim të dytë të këtij projektligji, në mënyre që t’i hapet rrugë institucioneve shtetërore për t’u dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktura nga pandemia COVID-19. Ndër të tjera, ky projektligj i mundëson qytetarëve të vendit tërheqjen e 10% të mjeteve të tyre në Trust”, ka shkruar Balaj-Halimaj.

(Kosova Sot Online)