Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E. /
  • 13 October 2020 - 08:32
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:00

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, njëkohësisht edhe kryesues i Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike (GVRAP), mban takimin e Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike (RAP). (Ministria e Punëve të Brendshme)

10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për ndryshimi dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:00

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorg Rohde, vizitojnë ndërmarrjen “Art Aluminiumi”. (Fushë-Kosovë)

11:00

Komuna e Prishtinës bën prezantimin e projektit të “Parkingut Nëntokësor”. (Ndërtesa e re e Komunës, lagjja “Arbëria”).

11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raporton e Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, për vitin 2019, i ftuar Ministri Ramë Likaj. Gjithashtu shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për vitin 2019, i ftuar Ministri Blerim Kuçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

11:00

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörg Rohde, vizitojnë ndërmarrjen “Mikroni Eld-LLC”. (Ferizaj)

11:00

Organizata për monitorimin e universiteteve publike në Kosovë “Demokracia Studentore”  mbanë konferencë për media,  lidhur me angazhimin e Prof .Dr Isa Mustafa UP. (Oborri i  Fakultetit Ekonomik)

12:00

Promovohet libri“Aftësitë Bjeshkatare: Shkolla Verore”, i shqipëruar nga Prof. Teuta Bicaj dhe Abdurahim Abdushi (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë)

13:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport shqyrton shkresën e Institutit Pedagogjik të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

13:00

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis njoftohet për problemet me grumbullimin e qumështit nga ana e fermerëve të Kosovës, i  ftuar Kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

13:00

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me delegacionin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me seli në Tiranë, i kryesuar nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

13:00

Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

16:30

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. (Ndërtesa e Qeverisë)

17:00

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin e Panelit për plotësimin e Bordit të NP KOSTT nga radhët e komuniteteve dhe kuotës gjinore (Ndërtesa e Kuvendit, C203)

(Kosova Sot Online)