Lexoni edhe:
Vjosa Osmani po don me ia marrë shpirtin LDK’së!
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është në proces të ndërtimit të një iniciative qytetare, e cila do të bashkojë njerëzit që kanë integritet e profesionalizëm. Ajo ka thënë se thellë beson që njerëzit më të mirë janë jashtë politikës për momentin.
Vjosa Osmani po don me ia marrë shpirtin LDK’së!Lexoni edhe:
“Ka pas ndikim të madh, më kanë mbështetur në çdo kohë dhe çdo rrethanë pavarësisht se sa e vështirë ka qenë ajo. Jemi duke diskutuar në ndërtimin e një iniciative qytetare, e cila do të bashkojë njerëzit që kanë integritet dhe profesionalizëm. Këto janë dy kritere të thjeshta. Nuk është se jemi duke parë si opsion të vetëm riciklimin e figurave aktuale publike, sepse thellë besoj se njerëzit më të mirë i kemi jashtë politikës. Njerëzit më të mirë i kemi në sektorin privat, në shoqëri civile, i kemi deri diku në botën akademike, janë njerëz të rinj shumë prej tyre me integritet, ata që duhet ta kenë mundësinë t’u hapen dyert e institucioneve për ta dhënë një kontribut. Të kemi një lloj freskimi me njerëz me integritet e profesionalizëm, brenda institucioneve, në Kuvend e Qeveri e gjetiu. Jemi në këtë proces, por për momentin ende janë faza fillestare e diskutimeve të idesë”, ka deklaruar Osmani.
(Kosova Sot Online)