Lexoni edhe:
Rasti “Karaçeva”, arrestohen edhe dy të dyshuar
Ky është moment kur një oficer policie i martuar është akuzuar se ka vrarë të dashurën e tij dhe shpërthen në lot para mjekëve pak pas vdekjes së saj.
Timothy Brehmer akuzohet se ka vrarë infermieren Claire Parry, nënë e dy fëmijëve, në makinën e tij Citroen C1 pasi ajo kërcënoi se do t’i tregonte gruan se Timothy-t për lidhjen e tyre 10-vjeçare.
Rasti “Karaçeva”, arrestohen edhe dy të dyshuar Lexoni edhe:
Timothy u gjet në automjetin e tij dhe më pas u mor me ambulancë pasi kishte qëlluar edhe veten me thikë në krah.
Ai qante gjatë gjithë kohës dhe përsëriste fjalët: “Jam njeri i mirë”, “Çfarë do të mendojë mamaja ime për këtë, e djallosa çdo gjë”.
Kur i thanë se do ta arrestonin ai sërish filloi të qante dhe bërtiste: “Më vjen keq”.
Ai më pas ka treguar se si ndodhi ngjarja: “Ajo më detyroi ta takoja dhe më tha se do zbulonte tradhtinë tonë, do humbja djalin tim. Ajo bëri gati të merrte telefonin dhe të telefononte gruan time.
(Kosova Sot Online)