
Lexoni edhe:
Përleshet me policët pasi ishte pa maskë në rrugë, shqiptari bën për spital tre prej tyre, arrestohet
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter thekson se do të punojnë me BE-në në mënyrë që të arrihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë deklaratë Kosnett e ka dhënë pas takimit me Miroslav Lajçak.
“I kënaqur pas takimit me Lajçakun, me të cilin diskutuam interesat e përbashkëta në vazhdimësinë e dialogut. Marrëveshjet e Washingtonit plotësojnë procesin e drejtuar nga BE. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllime të përbashketa, normalizimin dhe njohjen reciproke Kosovë-Serbi” , ka shkruar Kosnett në Twitter.
Enjoyed meeting EUSR Lajëák to discuss common interests in the ongoing Dialogue. The Washington Agreements complement this EU-led process. We will continue to work together to achieve shared goals -- normalization & mutual recognition between #Kosovo & #Serbia.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) October 14, 2020
(Kosova Sot Online)